Dy persona kanë mbetur të vrarë në një shpërthim të ndodhur në një kompleks të marinës ruse. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale, sipas të cilave viktimat janë specialistë civilë. Ndërkohë, 6 persona të tjerë, ushtarakë dhe civilë, kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi, sipas burimeve, ndodhi gjatë testimit të motorit të një rakete. Për fat të mirë shpërthimi nuk ka çliruar materiale të dëmshme apo radioaktive në ajër, kanë shtuar burimet të cituara nga agjencia e lajmeve “Tas”. Autoritetet nuk bënë të ditur emrin e kompleksit, por thuhet se ai ndodhet në një rajon ku kryen testet e raketave për llogari të nëndetëseve bërthamore ruse. Vetëm pak ditë më parë një shpërthim i ngjashëm ndodhi në një tjetër bazë ruse në Siberi, ku për pasojë 2 persona mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë të plagosur./ABC News Albania 24/7
Shpërthim në një bazë ushtarake në Rusi
schedule14:00 - 8 Gusht, 2019
schedule 14:00 - 8 Gusht, 2019