Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qytetin e Elbasanit. Ngjarja u rregjistrua mesditën e kësaj të mërkurre në lagjen “Haxhias”. Fillimisht në këtë vend ra zjarr i cili duket se ka provokuar më pas shpërthimin e fuqishëm që ka shkaktuar panik dhe frikë në lagjen përreth.
Dëme në njerëz nuk ka pasur, por raportohet për shumë dëme materiale. Xhamat e disa banesave janë thyer. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë policia dhe zjarrfikëset.
Policia rrethoi zonën përreth. Më pas u lokalizuan e u shuan flakët. Policia në njoftimin e saj dyshon se zjarri ka ndikuar në shpërthimin e ndonjë municioni luftarak që mund të ketë qenë hedhur në shkurre, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al