Shpërthim në një autobus në Siri, 13 viktima dhe 3 të plagosur

schedule08:39 - 20 Tetor, 2021

schedule 08:39 - 20 Tetor, 2021

13 persona humbën jetën dhe 3 mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një autobus të ushtrisë siriane në Damask, sipas një njoftimi të autoriteteve.  Dy pajisje shpërthyen ndërsa autobusi ndodhej në urën Hafez al-Assad, duke shtuar se një pajisje shpërthyese e tretë u çaktivizua nga piroteknikat e ushtrisë.

Zyrtarët e kanë quajtur  shpërthim “terrorist”. Forcat e Presidentit Bashar Assad tani kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit. Që kur filloi lufta civile e vendit në mars 2011, Kombet e Bashkuara thanë se të paktën 350,000 persona kanë humbur jetën.

Më shumë se pesë milionë refugjatë janë zhvendosur./abcnews.al