Shpërthim në Liban, disa viktima dhe 12 të plagosur

schedule22:52 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 22:52 - 10 Dhjetor, 2021

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kamp palestinez në qytetin-port të Tirit në Liban të premten mbrëma. Për pasojë disa persona kanë humbur jetën e të tjerë janë plagosur pasi ende nuk ka shifra zyrtare.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një kamp palestinez në qytetin port jugor të Tirit në Liban të premten mbrëma. Për pasojë disa persona kanë humbur jetën e të tjerë janë plagosur pasi ende nuk ka shifra zyrtare.

Reuters duke cituar burime plastineze brenda kampit raporton se të paktën 12 persona kanë marrë lëndime ndërsa numri i viktimave nuk dihet ende. Po ashtu raportohet për disa ndërtesa të shembura.

NNA raportoi se shpërthimi erdhi nga një depo armësh e Hamasit në kampin Burj al-Shemali ndërsa forcat e sigurisë janë urdhëruar të nisin një hetim. /abcnews.al/