Të paktën dy persona u vranë dhe 12 u plagosën në një shpërthim pranë ministrisë së jashtme të Afganistanit në Kabul. Sipas një postimi të OJQ-së në Twitter, fëmijë është në mesin e të plagosurve.
Kabul, Afghanistan:
1310 hrsAn explosion / Alleged Suicide bombing near Ministry of Foreign Affairs.
The explosion took place at a time when the employees were leaving the building of MOFA.
Several Killed & wounded but the total number of casualties have not been officially… pic.twitter.com/rl8Z1KDdT2— Eagle Eye PSF (@zarrar_11PSF) March 27, 2023
Dy dëshmitarë thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë pranë zonës ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë njoftim.
Kabuli dhe zona të tjera urbane të Afganistanit kanë qenë objektiv i disa sulmeve në muajt e fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.
Një shpërthim në janar jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme shkaktoi të paktën 5 persona dhe plagosi dhjetëra.
/abcnews.al