Shpërthim me tritol në një vilë në Sarandë, kush është pronari: Më parë ka punuar në IKMT

schedule07:39 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 07:39 - 5 Dhjetor, 2022

Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm (5 dhjetor).

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri i njohur ndryshe si Afez Kulla.

Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur te porta jashtë e vilës.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjeçarit Lefteri, i cili më parë ka punuar në IKMT.

Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.

Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!