Shpërthim me tritol në një shtëpi në Lushnjë

schedule22:28 - 1 Nëntor, 2022

schedule 22:28 - 1 Nëntor, 2022

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.

ABC mëson se banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim.

Aktualisht në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!