LUSHNJË- Një shpërthim i dyshuar me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen “18 tetori”. Sipas policisë, lënda plasëse është vendosur pranë një banese, e cila është e pabanuar.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së një shtetases (e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve/ abcnews.al