Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, raportohen dëme materiale

schedule09:59 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:59 - 15 Korrik, 2020

Një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozivi shpërtheu në portën e familjes Koçja në Fushë-Krujë në lagjen “Magaze” Fushë-Krujë, pranë varrezave të qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 15 minuta mëngjesin e së mërkurës.

Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ishte në gjumë.

Sapo kanë dëgjuar zhurmën kanë dalë jashtë dhe kanë lajmëruar policinë.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Hetuesit morën në pyetje familjarët dhe djalin e shtëpisë, Eraldo Koçja, por sipas dëshmisë së tij dhënë për grupin hetimor, ata nuk kanë konflikte me njeri.

Mësohet se 22-vjeçari punon në një servis motorash në këtë qytet.

Familja është me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh janë vendosur në Fushë-Krujë.

Sakaq policia ka dhënë dhe informacionin paraprak, përmes të cilit njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi: 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al