Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në verandën e një banese në fshatin Ungrej të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se banesa është në pronësi të 57-vjeçarit P.P.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe nga shpërthimi nga vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.