Shpërthim me eksploziv pranë ambadadës amerikane në Pekin

schedule09:40 - 26 Korrik, 2018

schedule 09:40 - 26 Korrik, 2018

Një person ka tentuar të sulmojë me bombë ambasadën amerikane në Kinë. Por sulmi i tij ka dështuar dhe pajisja me eksploziv i ka shpërthyer në dorë, duke e lënë atë të plagosur. Ndërkohë, përveç autorit nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

Një person shpërtheu një pajisje të vogël eksplozivi pranë ambasadës amerikane në Pekin. Kjo është konfirmuar nga zyrtarët e policisë së Kinës. Përveç autorit të sulmit të dështuar, nuk pati njoftime për të plagosur të tjerë dhe zyrtarët thanë se policia u përgjigj menjëherë. Video dhe imazhet e publikuara në mediat sociale shfaqin tym që ngrihet nga afërsia e ambasadës në zemër të kryeqytetit kinez. Gazeta shtetërore “Global Times” raporton se banorët lokalë kishin dëgjuar një zhurmë që i ngjante një shpërthimi.

Një deklaratë nga ambasada amerikane në Pekin tha se një pajisje, të cilën e përshkruan si një bombë, kishte shpërthyer në cepin juglindor të kompleksit. Policia e Pekinit e quajti atë një “pajisje të dyshuar shpërthyese në formën e një fishekzjarre”, e cila shkaktoi një zjarr. Autori plagosi dorën e tij gjatë incidentit, por nuk është në rrezik për jetën dhe u dërgua menjëherë në spital. Ai është identifikuar nga policia si Jiang Moumou, nga provinca Inner në Mongoli.

Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se zona e prekur nga shpërthimi I është rikthyer normalitetit, dhe në ambasadë puna vijon. Ndërkohë, disa çaste më herët, policia raportoi se ka ndaluar një femër e cila u përpoq të vetëdigjej po në afërsi të përfaqësisë të diplomacisë amerikane në Pekin. Hetimet për të dy rastet vazhdojnë, dhe ende nuk dihet nëse lidhen me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!