Tritol për herë të dytë banesës në Fushë-Krujë, shoqërohen disa persona

schedule22:16 - 9 Mars, 2021

schedule 22:16 - 9 Mars, 2021

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në oborrin e banesës së Arben Pllumbit në fshatin Halil mbrëmjen e sotme. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi në banesë nuk banon njeri. Kjo është e dyta herë që ndodh një shpërthim me eksploziv në këtë banesë.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale. Në momentin e ngjarjes familjarët e Pllumbit kanë qenë në Krujë ku kanë një tjetër banesë të tyren. Policia njofton se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe kapjen e autorit.

“Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!