Shpërthim me bombë në Afganistan, 11 të vrarë dhe 28 të plagosur

schedule08:26 - 10 Maj, 2021

schedule 08:26 - 10 Maj, 2021

Të paktën 11 njerëz janë vrarë në Afganistan kur një autobus u bombardua, ka thënë ministria e brendshme, ndërsa talebanët po përgatiten të deklarojnë armëpushim përpara Fiter Bajramit.

Shpërthim, i cili rezultoi në plagosjen 28 persona të tjerë, ndodhi mbrëmjen e së dielës në provincën Zabul (juglindje), deklaroi Ariane Tariq, zëdhënës për ministrinë.

Midis të plagosurve, disa prej tyre në gjendje kritike, janë gra dhe fëmijë, tha Gul Islam Sial , zëdhënës i guvernatorit të Zambulit.

Dhuna në Afganistan është përshkallëzuar javët e fundit , me fillimin e tërheqjes së trupave të SHBA-së dhe trupave të tjerë të huaj.

Talebanët kanë njoftuar armëpushim tre-ditor përpara një kremtimi që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. g.v/abcnews.al