Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në hotelin me pesë yje në qendër të Havanës, në Kuba, sipas medieve vendase.
Ndërkohë sipas autoriteteve ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet, pasi rezultojnë të zhdukur 13 persona.
On Friday morning, a strong explosion occurred at the Saratoga hotel in downtown Havana while liquefied gas was presumaly being moved from a truck. The facade of the building was practically destroyed. So far, no deaths or injuries confirmed.#Cuba #HotelSaratoga pic.twitter.com/hBW56Z249C
— Granma (English) (@Granma_English) May 6, 2022
Presidenti kuban Miguel Dias-Canel, i cili shkoi në vendin e ngjarjes tha se dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e një rrjedhje gazi në një ndërtesë.
Autoritetet kubane sqaruan se shpërthimi nuk ka qenë sulm terrorist.
Hoteli me pesë yje, me 96 dhoma dhe një pishinë në çati, u rinovua nga një kompani britanike pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe për disa vite strehoi zyrtarë të huaj dhe njerëz të famshëm që vizitonin Kubën.
Pas lehtësimit të masave kundër pandemisë, hotel Saratoga do të rihapte pas katër ditësh, thuhet në një njoftim në faqen e tij në Facebook./abcnews.al/