Shpërthim gjatë natës në Tiranë, i vendoset tritol makinës

schedule08:55 - 28 Shkurt, 2020

schedule 08:55 - 28 Shkurt, 2020

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një fshat të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në Çekrezë në automjetin me pronësi të 45 vjeçares Kujtime Hoxha.

Më tej shtohet se një sasi tritoli i ishte vendosur një makinë tip Volskwagen ku si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Pranë mjetit është gjetur fitil përcjellës që shëprben për ndezjen e lënës eksplozive.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj./abcnews.al