Një shpërthim eksplozivi është raportuar pranë një qendre testimi Covid-19 në Holandë, sipas njoftimit nga oficerët e policisë.
Shpërthimi vjen pas disa demonstratave kundër kufizimeve në vend. Forca e policisë thanë se shpërthimi dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga incidenti.
Muajin e kaluar, policia në Holandë arrestoi dy persona pasi ata dyshohet se shkaktuan zjarr pranë një tjetër qendre testimi Covid-19 në qytetin Urk më 23 janar. Holanda ka nisur lehtësimin e masave kundër Covid-19 por një shtetrrethim i diskutueshëm gjatë natës do të mbetet në fuqi deri të paktën në 15 Mars.
Rikujtojmë se trazirat në Holandë kundër Covid-19 kanë vazhduar për ditë të tëra në janar, mediat vendase i kanë cilësuar si trazirat si më të këqija në 40 vite./abcnews.al