Shpërthen zjarri në një hotel në Korenë e Jugut, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule16:44 - 22 Gusht, 2024

schedule 16:44 - 22 Gusht, 2024

Pesë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një hotel në Bucheon, në perëndim të Seulit, raportojnë mediat e huaja. Zjarri përfshiu katin e tetë të hotelit nëntëkatësh.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, një nga viktimat ishte një klient i hotelit. Në vendngjarje janë angazhuar 46 zjarrfikëse me më shumë se 150 zjarrfikës.

“Për momentin po shuajmë zjarrin dhe po përpiqemi të shpëtojmë njerëzit”, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Provincën Gyeonggi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!