Bylis ishte shumë afër fitores në Shkodër, por goli Sidorencos vulosi barazimin 2-2 mes Vllaznisë dhe Bylis. Veljko Dovedan foli shumë shkurt pas ndeshjes për Supersport, si gjithmonë.
Trajneri i skuadrës ballshiote, nuk i kurseu kritikat ndaj repartit defensiv, ndërsa golin e anuluar të djemve të tij nuk e komenton aspak. “Pësuam dy gola shumë të lehtë, ato gola nuk i hanë as fëmijët e vegjël. Nga qendra filluan gabimet.
Goli i anuluar? Tani nuk mund të them asgjë, nuk mund t’i gjykoj arbitrat, është mendimi i tyre dhe çfarë u bë, u bë“, deklaron trajneri i Bylis. /abcnews.al