Shpërthen sherri në KMSH/ Kontestohet zgjedhja e kreut të komunitetit Bujar Spahiu

schedule15:41 - 2 Mars, 2024

schedule 15:41 - 2 Mars, 2024

Rizgjedhja e kreut të KMSH Bujar Spahiu ka hasur në kundërshti publike. Për herë të parë, një kryetar i KMSH përballet me akuza publike për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.

Bujar Spahiu mori një mandate të dytë përballë, Eduard Shefki, Administrator i Myftinisë së Durrësit dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. Gjatë fjalimit të tij pas marrjes së mandatit, Spahiu mes rreshtash lexoi edhe një përgjigje për protestuesit.

Votimi për kryetarin e ri të KMSH nisi në orën 10:30 të mëngjesit, dhe u shoqërua nga një protestë nga besimtarët mysliman të cilët kanë hedhur akuza të forta për kapjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga organizata Gyleniste FETO, te akuzuar prej presidentit turk si organizatoret e pucit te shtetit ndaj tij ne vitin 2016.

Protestës i janë bashkuar edhe besimtarë mysliman, të cilët gjetën hapsirën të shprehnin pakënaqësitë ndaj qasjes së ofruar vitet e fundit nga KMSH.

Besimtarët mysliman të cilët protestuan këtë të shtunë, kundër zgjedhjeve të KMSH, folën edhe për Xhaminë e re, dhuratë e qeverisë turke për Komunitetin Mysliman Shqiptar, e cila ende nuk është përuruar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Ka dyshime të forta se një prej arsyeve që kjo Xhami ka mbetur si mall pa zot, të jenë lidhjet e KMSH me shoqatat gyleniste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!