Paniku dhe psikologjia e rënduar janë detajet që shihen në shoqëri të ndryshme kur gjenden përpara ngjarjeve si lufta. Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Alma Hasalami dhe Sazan Guri ndanë qëndrimet e këndvështrimet e tyre. Situatë mjaft kaotike është krijuar së fundmi në vendin tonë, kjo për shkak të luftës në Ukrainë, duke krijuar pasiguri për jetën me rritjen e çmimeve.
“Pasiguria është alarmi më i madh që ndez lampat, na zgjon në fut në stres me idenë që ne të reagojmë. Jo të na mbys, përveç sigurisë së shëndetit është shtuar edhe ushqimi, siguria e jetesës në formën e pasurisë, të gjitha këto janë fondamentale për një psikë të shëndetshme”, tha mjekja psikiatre.
Nga ana tjetër Sazan Guri theksoi krerët e shtetit janë ato që në një formë apo tjetër janë duke përhapur jo frikë por panik.
“Sot rrugës në Shqipëri, në qoftë se para pandemisë në 10 veta takoja një tr*p apo gjysëm i marrë? Tani në 10 takon 4 apo 5 pa frikë. Këtë e ka pranuar edhe senati amerikanë. Maska atë parim kishte, të marrë CO2 më shumë… dhe me metaforë, mbyllja e gojës me maskë. Frika është normale, një nga katër instiktet bazë të njeriut. Kur frika kalon masën nuk quhet më frikë por panik”
Sipas tij, edhe kjo situatë tanimë është problematike sepse një kryeministër që përgatiti një paniko-demi, në rastin e tanishëm duhet të flasë me ushtrinë për luftën dhe jo popullit. Në mbyllje ai shtoi se është e gjitha e përgatitur dhe e cilësoi luftën veprim të pastër politik të gabuar, ndërsa personat që kanë bërë vaksinën të bëjnë analizat e gjakut për të parë gjendjen shëndetësore të tyre.
Sipas tij, rezultatet e këtyre vaksinave do të shihen pas 10 vitesh dhe se fatkeqësisht u eksperimentua me njerëzimin dhe shqiptarët. ‘S’ka pandemi, u harrua, ata që u vaksinuan urgjente të trajtohen’
/abcnews.al