Shpërthen në flakë makina në Drejtorinë e Shëndetit publik në Devoll, dyshimet e para të policisë

schedule17:40 - 8 Gusht, 2022

schedule 17:40 - 8 Gusht, 2022

Një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll është përfshirë nga flakët.

Burime bëjnë me dije se mjeti pranë kësaj njësie kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër që ndodhej i parkuar në afërsi të garazhdeve ngjitur me mjetin e djegur.

Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qënë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit, po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!