Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një aeroport ushtarak shumë të rëndësishëm të Rusisë. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Lipetsk, qyteti rus që ndodhet vetëm 438 km në jugperëndim të Moskës.
Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar shpërthime para nisjes së flakëve në aeroportin ushtarak, çka ngre dyshime se mund të bëhet fjalë për një sulm me dronë të Ukrainës.
Ministria e Emergjencave raporton se situata është e vështirë dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë shtesë për të vënë flakët në kontroll.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë dhjetëra video që mbështesin hipotezën e sulmit në Kiev.
Ukraina prej disa ditësh ka nisur një kundërofensivë të madhe kundër Rusisë, duke luftuar brenda kufirit të saj në Kursk, ku ka pasur dhe viktima në radhët e civilëve.
/abcnews.al