Vllaznia nuk ia doli të merrte fitoren ndaj Teutës edhe pse skuadra e Elvis Plorit kaloi e para në avantazh.
Një gol në minutën e 10-të të shtesës barazoi shifrat në “Niko Dovana”, ku Filip Ivanovic dërgoi topin në rrjete për t’i dhënë kështu durrsakëve një pikë, ndërsa u hoqi nga duart kuqebluve fitoren.
Të skuadra e Vllaznisë kanë pretendime se goli i shënuar ishte i pa rregullt dhe kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta nuk ka nguruar dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar momentin e aksionit të golit, ndërsa ka theksuar se skuadra e tij po penalizohet çdo javë nga arbitrat.
“Arsyeja pse nuk anulohet ky gol? Për çdo javë na thoni mos flisni për arbitrimin, por shikohet qartë që për çdo javë jemi të penalizuar. Mos luani më djersën tonë”, shkruan Gurishta.
/f.a/abcnews.al