Shpërthen kamioni me naftë, humbin jetën 7 persona dhe plagosen 40 të tjerë

schedule09:20 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:20 - 7 Korrik, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueb Viejo, ku një kamion që transportonte naftë ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur  40 të plagosur.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin kur një grup njerëzish që po tentonin të hiqnin naftën, kamioni shpërtheu në flakë.

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital, ku disa prej tyre kanë marrë diegie të forta, duke bërë që të rritet edhe më shumë bilanci i të vdekurve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!