Shpërthen bombola në Velipojë, katër anëtarët e familjes në gjendje të rënë, policia jep detaje

schedule09:14 - 4 Korrik, 2021

schedule 09:14 - 4 Korrik, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në një hotel në Velipojë, ku katër anëtarët e një familje për shkak të një shpërthimi nga bombolat e gazit që ndodheshin në ndërtesë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, katër të lënduar në gjendje të rëndë

“Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!