Shpërthen bombola e gazit/ Shkrumbohet shtëpia në Gjirokastër, shpëton çifti i të moshuarve

schedule18:54 - 10 Shkurt, 2025

schedule 18:54 - 10 Shkurt, 2025

GJIROKASTËR– Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Gjirokastër duke shkrumbuar të gjithë apartamentin dhe orenditë shtepiake.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit” para pak dhe ne vendngjarje kane shkuar forcat policore dhe ato te zjarrfikësve te cilat kane reaguar duke izoluar flaket dhe eliminuar ato.

Menjëherë ndërsa zjarri po  përhapej, zjarrfikësit kane evakuuar çiftin e të moshuarve duke u shpëtuar jetën. Po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!