Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Beogradin paraditen e sotme. Mësohet se si pasojë e shpërthimit disa persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë mediat në Serbi raportojnë se shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi.
Po ashtu si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë shënuar dëme të mëdha materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore dhe ambulanca.
Mësohet ndër të tjera se në bombolën që shpërtheu po kryheshin disa riparime. /abcnews.al/