Durrës- 3 persona kanë mbetur të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut mbrëmjen e sotme. Raportohet se personat në fjalë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të gazit që kishte rrjedhur nga një bombol gazi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:15 ndërsa të plagosur mësohet se janë Qefajet Musaj., 60 vjeç, B. Musaj., 45 vjeçe dhe B. Musaj., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se në gjendje kritike për jetën është kryefamiljari Qefajet Musaj. Ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Ndërkohë motra e tij dhe mbesa janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Të tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital në Tiranë.
Njoftimi:
Më datë 16.09.2021, në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombole gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/