Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një person ka ndërruar jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesë, teksa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasja A.K, ndërsa shtetasi M.K ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” dhe grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Kuçovë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.
Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.