Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.13, në Durrës.
Si pasojë e shpërthimit Feta Baroti 75-vjeç njëkohësisht pronari banesës, mësohet se ka mbetur i lënduar.
75-vjeçari i cili ka pësuar dëmtime të lehta ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al/