Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset 63 vjeçari

schedule10:31 - 18 Prill, 2023

schedule 10:31 - 18 Prill, 2023

Një bombol gazi ka shpërthyer në Librazhd duke lënë të plagosur një 74 vjeçar.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën që banonte Safet Qarri, 74 vjeç, mëngjesin e kësaj të marte.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 74 vjeçari ka qenë duke gatuar. Ndërkohë për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt spitalit të djegieve në Tiranë.

74 vjeçari ka shërbyer për disa vitesh në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe policinë e shtetit, kishte vite pa punë dhe i përkushtuar aktivitetit privat.

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer një bombul e vogël gatimi, në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën, 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!