Pamje nga shtëpia ku humbi jetën 84 vjeçarja në Kuçovë, dyshimet e para për shpërthimin e bombolës

schedule10:47 - 7 Maj, 2023

schedule 10:47 - 7 Maj, 2023

Një 84 vjeçare u nxor e pajetë nga banesa e saj mëngjesin e kësaj të diele në Kuçovë, për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit.

E moshuara Alie Kosova nuk mundi të mbijetojë për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”. 84 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Mustafa Kosova, 86 vjeç, jetonin të vetëm në banesë. Burri 86-vjeçar u arrit të nxirret në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar për shkak të plagëve të marra në trup.

LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kuçovë, humb jetën një person

Mësohet se forcat zjarrfikëse u lajmëruan nga fëmijët e çiftit, të cilët jetojnë shumë pranë shtëpisë së të moshuarve. Për shkak të shembjes së madhe në banesë, ata e patën të pamundur shpëtimin e 84-vjeçares, e cila kishte mbetur nën rrënoja dhe ishte e paralizuar.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga bombola e gatimit dhe ndezja e një cigareje nga i moshuari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!