Shpërthen babai i Ansu Fatit: Nëse ai vazhdon të jetë në stol, unë do të shkoj të flas te Sevilla

schedule14:03 - 29 Mars, 2023

schedule 14:03 - 29 Mars, 2023

“Nëse kjo vazhdon, unë do të shkoj në Sevilla”, kështu ka deklaruar Bori Fati, babai i Ansu Fatit, duke folur në “El Partidazo di Cope” dhe duke sulmuar Barcelonën për situatën e djalit të tij, i cili po përpiqet të gjejë hapësirë pasi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

“Ajo që më shqetëson është jo që po ndodh. Ai është lojtar ekskluziviteti, numri dhjetë i klubit, i marrë kur askush nuk guxonte të trashëgonte numrin e fanellës së Messit. Më shqetëson se si po e trajtojnë atë. Luan një minutë, dy ose tre. Kjo është ajo që më shqetëson, po flasim për numrin dhjetë të Barcelonës.

Gjëja e parë që më thotë Alemany, drejtori i klubit, është se Ansu është një pasuri e klubit. Kur fola për këtë gjë me Jorge Mendes, më siguroi që Ansu nuk largohet nga Barça pasi është pasuri e klubit.

Ndoshta po nxitoj që po flas kështu, ndoshta po flas si baba dhe jo si profesionist, por nëse situata vazhdon kështu, unë do të shkoj të flas në Sevilla”, përfundoi ai./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!