Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen avokati i Maradonës: Ndihej i tradhtuar dhe i grabitur, ç’i bënë vajzat

schedule12:14 - 6 Prill, 2021

schedule 12:14 - 6 Prill, 2021

Avokati i Diego Armando Maradonës, Matias Morla, është rikthyer të flasë për situatën ku ndodhej legjenda e futbollit botëror përpara se të ndërronte jetë. Në një intervistë për “America”, ai ndalet tek problemet që kishte Diego me vajzat e tij si dhe fiksimin me Rocio Oliva.

Gjithashtu, ai ka disa përgjigje dhe për të gjitha akuzat që kanë ardhur në drejtim të tij, ku shprehet i sigurtë se nëse Maradona do të ringjallej do ta mbronte atë.

 

“Nëse Diego zgjohet dhe më qorton për diçka, që unë nuk u kujdesa për ta lënë pas dore ish-partneren e tij, atëherë le të zgjohet. Ai e donte Rocio dhe po luftonte me Dalmën e Gianinnën për vdekje, pasi u ndje i tradhtuar prej tyre.

Unë jam ai që isha me Maradonën për shtatë vite me radhë dhe për shtatë Krishtlindje atë nuk e thirri askush, nuk i dërguan asnjë mesazh”, deklaron argjentinasi.

Më tej ai shton: “A nuk e patë që Diego u zemërua sepse vajza e Dalmës iu vendos emri Roma. Çfarë kuptimi kishte kjo? Napoli është e kundërta e Romës. Me përjashtim të motrave, ata të gjithë e lanë vetëm atë. Ata e braktisën, Maradona vdiq vetëm”.

 

“Akuzat e tyre ndaj meje për neglizhencë? Nëse Diego do të ringjallej, ai nuk do t’i linte të më sulmonin. Ai e dinte se hajdutët ishin ato. Unë së bashku me motrat e tij ishim dielli i Armandos, jo hajdutët.

Madje ata më akuzojnë se unë e rrëmbeva Maradonën, por ai bënte çfarë donte. Motrat flisnin çdo ditë me të. Vajzat nuk më duan që kur ua kemi prerë kartat e kreditit në qershor të vitit 2014. Ata luftuan sepse e plaçkitën atë.”

Për sa i përket akuzave se Maradona kishte probleme mendore, mund t’iu siguroj se kishte probleme me varësitë. Situata e të qenit i dashuruar me një grua që nuk e donte e lëndoi atë. Ai u fiksua pas Rocio dhe ishte ajo që e “vrau” më shumë. Alkoolin ai nuk e shikonte si diçka argëtuese, por si një rrugë shpëtimi nga problemet e tij”, përfundon Morla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!