Shpërthejnë zjarret në veri të Kanadasë, evakuohen mbi 6 mijë persona

schedule12:06 - 16 Gusht, 2023

schedule 12:06 - 16 Gusht, 2023

Evakuimet vazhdojnë në komunitetet e izoluara në veri të Kanadasë, të kërcënuar nga zjarret që po përfshijnë rrugët, duke bërë që territoret veriperëndimore të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Gati 168,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kanada pas përhapjes së zjarreve.

Në Territoret Veriperëndimore, që ka më shumë se 230 zjarre aktive, rreth 15% e popullsisë është evakuuar deri më tani, më shumë se 6,000 njerëz, sipas autoriteteve.

Autoritetet kanë dërguar një grup prej 120 ushtarësh për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.

Kanadaja, e cila për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit, vitet e fundit është përballur me ngjarje ekstreme të motit, intensiteti dhe shpeshtësia e të cilave po rritet për shkak të ngrohjes globale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!