Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthejnë protesta në Moskë kundër luftës në Ukrainë, mbi 700 të arrestuar

schedule18:24 - 24 Shkurt, 2022

schedule 18:24 - 24 Shkurt, 2022

Një numër i madh qytetarësh në Moskë kanë dalë sot për të protestuar kundër luftës së nisur nga udhëheqësi i Rusisë Vladimir Putin në Ukrainë.

Të paktën 705 persona janë arrestuar gjatë protestave që janë zhvilluar në 40 qytete ruse, raporton The Guardian. Policia ruse u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar. Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.
/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!