Një numër i madh qytetarësh në Moskë kanë dalë sot për të protestuar kundër luftës së nisur nga udhëheqësi i Rusisë Vladimir Putin në Ukrainë.
Të paktën 705 persona janë arrestuar gjatë protestave që janë zhvilluar në 40 qytete ruse, raporton The Guardian. Policia ruse u kërkon protestuesve të largohen nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar. Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.
/abcnews.al