Cristiano Ronaldo fluturoi menjëherë drejt vendlindjes në momentin që koronavirusi pezulloi kampionatet e futbollit dhe po qëndron në shtëpinë e tij në Madeira. Ylli i Juventusit ka thyer karantinën dhe është stërvitur në stadiumin e Deportivo Nacional.
Fotot e tij bënë xhiron në internet dhe menjëherë nisën polemikat. Veprimi i CR7 nuk është pritur aspak mirë dhe ka shkaktuar një stuhi kritikash në Portugali.
“Ronaldo nuk ka leje të posaçme për t’u stërvitur. Ai duhet të respektojë rregullat si të gjithë qytetarët e tjerë, nuk ka asnjë privilegj për të“, deklaron Pedro Ramos, këshilltari shëndetësor i rajonit të Madeiras. /abcnews.al
Cristiano Ronaldo training today at the Madeira stadium(CD Nacional stadium).
No days off for the GOAT?????? pic.twitter.com/YPi9PhAS9c
— B3 (@b3naldo7) April 9, 2020