Shpërthejnë pajisjet e komunikimit të dorës, raportohet për shumë anëtarë të Hezbollahut të plagosur

schedule16:09 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:09 - 17 Shtator, 2024

Dhjetëra anëtarë të lëvizjes Hezbollah të Libanit janë plagosur rëndë pasi pajierët e dorës që përdorin për të komunikuar kanë shpërthyer. Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit raportoi se incidenti ndodhi në periferitë jugore të Bejrutit, i cili është një bastion i grupit të armatosur të mbështetur nga Irani.

Një zyrtar i Hezbollahut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimi i tyre ishte “shkelja më e madhe e sigurisë” që grupi është përballur në gati një vit luftë me Izraelin. Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters raportoi se kishte parë 10 anëtarë të Hezbollahut të gjakosur nga plagët në Bejrutin jugor.

Sipas AP, një zyrtar i Hezbollahut tha se të paktën 150 njerëz, përfshirë anëtarë të grupit, u plagosën në pjesë të ndryshme të Libanit kur pajisjet shpërthyen./abcnews.al