Shpërthejnë dy vatra të reja në Kukës, festa e ditëlindjes infekton 5 persona

schedule17:30 - 28 Korrik, 2020

schedule 17:30 - 28 Korrik, 2020

Tetë rastet e reja me Covid-19  në Kukës janë vatra të reja infeksioni.

Abcnews.al mëson se 5 prej tyre kishin marrë pjesë në një festë ditëlindje ku ka qenë të pranishëm shumë persona.

Ndërsa nuk dihen ende ku mund të jenë infektuar tre të tjerët që kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në Kukës janë 52 raste aktive me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!