Një 24-vjeçar, lindur në Gjermani e banues, në Tiranë është vënë në pranga nga policia për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Po ashtu, njoftohet se janë proceduar penalisht dy persona të tjerë, R. L. dhe E. Sh.
Me vijim e kontrolleve në Laprakë, R. L. dhe E. Sh., ju gjet gjatë kontrollit fizik një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.
Ata u treguan policëve se drogën ua shiste një person që po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si 24-vjeçari O. N.
Kështu, me finalizmin e operacionit të koduar “Lapraka”, u sekuestruan 169.4 gramë me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë. s.b/ abcnews.al/