Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi shpërndante kokainë. Gjatë kontrollit në banesë 35-vjeçari iu gjet një armë zjarri dhe municione luftarake të cilat i kishte fshehur në depozitën e ujit.
“M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj. Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore”, njofton policia./abcnews.al


