Policia e Krujës ka vënë në pranga 24-vjeçarin pasi u kap duke shpëndarë lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Lënda narkotika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Fushë Krujës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/