Shpërndante drogë nëpër Tiranë, kapet “mat” 32 vjeçari

schedule09:24 - 10 Shkurt, 2021

schedule 09:24 - 10 Shkurt, 2021

Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Devijimi”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit A.R. 32 vjeç dhe janë sekuestruar 185 doza me lëndë narkotike heroinë.

Sipas policisë 32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Devijimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike.

Vihet në pranga 32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës, është organizuar puna për goditjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarisë kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!