Një 37 vjeçar i cili merrej me shpërndarjen e drogave të forta në Dhërmi është arrestuar nga blutë e Vlorës.
Policia pas informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë ndalimin e tij në zonën ku vepronte duke shitur drogë.
Gjatë kontrollit fizik, 37 vjeçarit nga Tirana iu gjetën dhe sekuestruan 15 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe një sasi parash, të cilat janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm./ABC News Albania 24/7