Shpërndanin “të bardhë” në doza në një qendër tatuazhesh, në pranga dy persona në Tiranë

schedule16:33 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:33 - 29 Shtator, 2022

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy persona për prodhim dhe shitje narkotikësh. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Tattoo” u arrestua A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit kishte thyer edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi.”

Sipas asaj që bën të ditur policia,  23-vjeçari administronte një qendër tatuazhesh, në rrugën “Sulejman Delvina”, në të cilën shpërndante edhe lëndë narkotike në bashkëpunim me 33-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe kontrollit që iu bë qendrës, policia gjeti lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari B. Sh. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, duke dalë jashtë banesës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!