Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Himarë

schedule13:01 - 22 Gusht, 2021

schedule 13:01 - 22 Gusht, 2021

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia pasi shpërndanin lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis.

Në pranga kanë rënë 29-vjeçari Ingrid Jaçe banues në Tiranë dhe 23-vjeçari Dino Xhelili banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike , 20-vjeçarit Enio Hajdini.



Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë dhe 20-vjeçari Enio Hajdini.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Palas, Himarë-Informacion-Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!