Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen në flagrancë 3 persona në Tiranë

schedule13:17 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 13:17 - 8 Dhjetor, 2024

Tre persona, Oltion Brahimi, Arnold Gjongeci dhe Yrgen Gunga kanë përfunduar në prangat e policisë në Tiranë.

Mësohet se ata janë kapur në flagrancë duke shpërndarë kanabis të ndarë në doza në disa lagje të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë: 

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, arrestohen tre persona.

Sekuestrohet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

23 vjeç, 24 vjeç, dhe  25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve fizike të këtyre shtetasve iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!