Mafia shqiptare në Portugali ka marrë ditën e sotme një goditje pasi autoritetet në vend kapën një ngarkesë me lëndë narkotike me një vlerë prej 34 milionë eurosh.
Mediat në vend raportojnë se kreu i bandës është një 44-vjeçar i cili menaxhon një kompani kamionësh. Sipas raportimeve, ai dhe bashkëshortja e tij e përdornin flotën e kamionëve për të transportuar lëndë narkotike në pjesë të ndryshme të Evropës.
Shqiptarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin punësuar nga çifti spanjoll. /abcnews.al/