Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndanin drogë në Durrës, Tiranë, Lushnje, arrestohen 2 të rinj dhe shpallet në kërkim një tjetër

schedule09:03 - 22 Maj, 2021

schedule 09:03 - 22 Maj, 2021

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Fierit ka finalizuar operacion e koduar antidrogë “Trinomi”.

Në kuadër të këtij operacioni kanë rënë në pranga dy të rinj, përkatësisht K.T., 26-vjeç dhe S.T., 20-vjeç, të dy banues në Lushnje.

Gjithashtu policia bën me dije se është shpallur në kërkim një tjetër person me inicialet L.C, ndërsa veprimtaria e tyre në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, fokusohej në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjes.

Sipas policisë operacioni ka nisur që në tetor të vitit 2020, kohë në të cilën u  arrestuan M. R. dhe J.B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Plepave”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” me drejtues M. R. dhe pasagjer J. B., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar kannabis sativa.

Sakaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trinomi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Operacioni i nisur që në tetor 2020, nga strukturat e Hetimit Kundër Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Grupi e ushtronte këtë veprimtari kriminale në Durrës, Lushnjë dhe Tiranë.

Kapen dhe vihen në pranga 2 nga pjesëtarët e këtij grupi dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë nuk u gjend në banesë.

Në vitin 2020, në nisjen e operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 prej pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore disamujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trinomi”.

Në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria Durrës, në ngarkim të dy shtetasve të tjerë:

K. T., 26 vjeç dhe S. T., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. S., banues në Lushnjë.

Në nisje të procedimit penal në tetor 2020, nga ana e specialistëve për Narkotikët në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit M. R. dhe J.B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Plepave”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. R. dhe pasagjer shtetasin J. B., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga hetimet disamujore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike me klientë të ndryshëm në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Lushnjës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!